Në kushtet e një rënieje të vazhdueshme bore, Ka kryqëzohet nëpër rrugët e qytetit të Karsit, që për shkak të borës së madhe izolohet për disa ditë nga pjesa tjetër e botës. Gjatë këtyre ditëvei hyn nëpër çajtore, bare, shitore e vende ku do të takojë njerëz të shumtë, mes të cilëve një ish-oficer të papunë dhe me ide të çuditshme, i cili në pak ditë do t'ia ndryshojë fatit vetë qytetit, një grup teatror shëtitës me synime të dukshme politike dhe në këto udhëtakime do të ndeshet edhe me liderin e fshehur dhe karizmatik të islamistëve, Kaltrin.
Ka bie shpeh në situata të rënda dhe mbetet peng i gënjeshtrave dhe theshethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin "Karpallas", që drejtohet nga zotit Turgut dhe dy vajza re tij të bukura, Ipeku dhe Kadifja, ai e ndjen se mund të gjejë edhe lumturinë në këtë humbëtirë.
Tek dashuria e tij hyjnore për Ipekun, ai do të përpiqet të kompensojë zinë që i pjell ky mjedis i mbuluar nga bora e bardhë, e që shpesh shkon deri në kufijtë e absurdit.
/eh/2025-01-08/173633966714069467/picture.png)
/eh/2025-07-08/1751962110204480194/picture.png)
/eh/2025-06-21/1750485741321434291/Hi-Sign-in-My-Nihao.png)
/eh/2025-06-21/1750485837193896318/cart.png)
/eh/2025-06-21/1750485968202533847/cart.png)
/eh/2025-04-17/1744862476612819675/hot-img.png)











